Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me anë të një postim në rrjetin social” Facebook” ka përkujtuar figurën e Nënë Terezës dhe Migjenit.

Sot është data e lindjes së shenjtores shqiptare, dhe data e ndarjes nga jeta e shkrimtarit të madh.

“Shën Tereza lindi më 26 gusht 1910.
Migjeni u largua nga kjo botë pikërisht më 26 gusht 1938.
Dy të përunjurit e mëdhenj, luftëtarët e paepur në mbrojtje të vegjëlisë, i lidhte pazgjidhshmërisht zinxhiri mahnitës lindje-vdekje si shkak-pasojë.
Lutjet e Shën Terezës dhe kujat poetike të Migjenit, ishin e njëjta klithmë shpirtrash të mëdhenj nga Shqipëria e vogël drejtuar padrejtësive të botës.
Njëra nga Lindja, tjetri nga Vdekja, Shën Tereza dhe Migjeni vijnë bashkë çdo 26 gusht për të na kujtuar se kudo ku ka dëshpërim dhe dhimbje, ka ngushëllim dhe shpresë.
Shenjtorja Terezë dhe Poeti Migjen na ndezin krenarinë për të mëdhenjtë tanë që ia kemi dhënë edhe botës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb