Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar. Në një postim në faqen zyrtare, ambasada gjermane e ka uruar Bashën për postin e ri, shkruan Express.

Në të njëjtin reagim, ambasada gjermane ka thënë se shpresojnë që Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara me formimin e institucioneve të reja.

“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në reagim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb