Zyrtarja e Partise Demokratike Adriana Kalaja ka denoncuar ndikimet e paligjshme që po ushtrohen nga persona të lidhur me fondacionin e menaxhimit Lindje-Perëndim, si dhe ndërhyrjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, me qëllim kapjen e sistemit gjyqësor.

Kalaja akuzoi Kwshillin e Lartw Gjyqwsor pwr mungesë totale të transparencës dhe përgjegjshmërisë duke theksuar se ky institucion refuzon të japë informacion të qartë mbi zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit me USAID-in.

“KLGJ jo vetëm që refuzon të na japë përgjigje, por dukshem nuk ka dokumente, nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë me numrin e dosjeve stok, apo se si janë rekrutuar punonjësit që do të merreshin me dosjet, a kanë ndërhyrë ata në këto dosje dhe cili është rezultati sot”, tha ajo.

Adriana Kalaja ka bërë publike dokumente që vërtetojnë shkelje serioze ligjore, përfshirë mosdhënien e informacionit mbi menaxhimin e dosjeve stok dhe mënyrën e rekrutimit të punonjësve përgjegjës për këto çështje.

Përmes kësaj denoncimi, Kalaja ka hedhur dritë mbi keqmenaxhimin dhe mungesën e kontrollit në sistemin gjyqësor, duke ngritur pyetje për funksionimin e drejtësisë në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb