Sot shënohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, një ditë krenarie për shqiptarët dhe për gjithë njerëzimin.
Deputeti i PD Tritan Shehu vlerëson figurën e saj të shquar dhe veprat humanitare qëndrojnë si një trashëgimi e pazëvendësueshme, duke u vlerësuar edhe me Çmimin Nobel.
Shehu thekson se Nënë Tereza u bë një simbol i përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë dhe një luftëtare e paqes ndaj padrejtësive dhe vuajtjeve. Kujtimi i saj vazhdon të frymëzojë brezat e sotëm dhe të ardhshëm në mbarë botën.
Postimi i deputetit të PD Tritan Shehu:
Ditelindja e te Shenjtes Nene Teresa, dite krenarie per kombin shqiptar!
E nderuar me Cmimin Nobel per vepren e saj.
Nje dite e Madhe sot, 115 vjetori i lindjes se figures me prominente te epokes moderne per shqiptaret, kudo ku jetojne.
Te asaj gruaje te ndritur, qe ka bere histori per te gjithe njerezimin.
Qe u be pjese aktive dhe e luftes se madhe me te keqen, me vuajtjet, shtypjet jo vetem me mesazhet e saj, por edhe me veprimet, inisiativat, qe vecse i sherbyen vlerave.
Keshtu ka hyre ne histori jo vetem si faktor tejet i rendesishem i asaj qe njerezimi mbare arriti ne ato dekada.
Por dhe si nje “yll polar” per dekadat e sotme e te neserme!
Krenari per Nene Teresa!
