Prag tragjedie në një pallat në bllokun e banimit në lagjen Çlirimi në bulevardin e palmave në Lushnje.
Djegia e panelit elektrik të pallatit mbrëmjen e së martës ka shkaktuar panik dhe minuta të tëra ankthi jo vetëm për banorët por edhe për të afërmit dhe kureshtarët.
Ndërhyrja e zjarrfikësve, forcave të rendit dhe vetë familjarëve ka shmangur humbet e jetës. Nga tymi i dalë nga djegia e kabujve elektrike të panelit 4 persona kanë marrë ndihmë në spitalin e Lushnjes dhe janë larguar në banesë gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
Nga zjarri nuk ka dëme në asnjë banesë, por vetëm tymi që ka lënë një aromë mbytëse ende edhe këtë mëngjes.
Banorët tregojnë momentet e panikut por që fatmirësisht nuk pati dëme në jetë njerëzish apo edhe dëme në banesa
Këtë mëngjes një grup pune nga OSSHE ka shkuar përsëri për të verifikuar dëmet në panelin e pallatit ku ende nuk është kthyer energjia elektrike.
