Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamasi, ka njoftuar se 10 palestinezë, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, teksa kriza humanitare në Rripin e Gazës thellohet.
Në një deklaratë të publikuar në platformën Telegram, autoritetet shëndetësore lokale bëjnë me dije se me këto raste të reja, numri i përgjithshëm i viktimave të lidhura me urinë që nga fillimi i luftës me Izraelin ka arritur në 313 persona, përfshirë 119 fëmijë.
Organizatat ndërkombëtare kanë ngritur vazhdimisht alarmin për kushtet ekstreme në të cilat ndodhen civilët në Gaza, për shkak të mungesës së aksesit në ushqim, ujë dhe ndihma mjekësore, si pasojë e luftimeve dhe kufizimeve të qarkullimit të ndihmave humanitare.
(BalkanWeb)
