Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar pas një bisedë WhatsApp të publikuar nga futbollist i Kosovës Edon Zhegrova me kryeministrit Rama. Kjo bisedë i garanton atij edhe shtetësinë shqiptare.
Zhupa i uron suksese futbollist por e shikon këtë si rastin e pastër sesi funksionojnë gjerat në Shqipëri. “Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla”- shprehet Zhupa
Deputetja thotë se “E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë”
Mesa duket duhet t’i nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore”, mbyll reagimin e saj Ina Zhupa
Reagimi i plotë:
Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave!
Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pashaportën shqiptare pas një komunikimi WhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht
Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Cështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.
Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla.
E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë.
Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore!!!!
