Policia Kufitare shpëton 3 shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det. Ngjarja ndodhi në zonën Grame-Brisanit.

NJOFTIMI
Policia Kufitare shpëton 3 shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë lundrimit. 🚤🌊

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative e DRKM Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë punën për t’i shkuar në ndihmë një mjeti lundrues skaf në zonën 📍Grame-Brisanit.

Pas kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi i skafit që kishte pësuar defekt teknik dhe po përmbytej. Në bord ndodheshin 3 shtetas, të cilët u morën dhe u shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, drejt bregut, në gjendje të mirë shëndetësore.

👮Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të shërbimeve të Policisë Kufitare, u sigurua shpëtimi i këtyre 3 shtetasve, të cilët i falënderuan shërbimet e Policisë, për ndihmën që iu dhanë.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të Policisë Kufitare për ta tërhequr dhe për ta nxjerrë skafin në breg, ai u fundos në det. Policia Kufitare mbetet e angazhuar 24/7 në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Ftojmë çdo qytetar që, në rast nevoje apo emergjence në det, të telefonojë menjëherë në 112📞.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: