Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në Qeverinë e Kosovës.

Pas këtij zhvillimi, zëvendësministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka thënë se ky vendim është personal i Aliut.

“Nuk kam çfarë të them për këtë çështje, është vendim personal i Liburnit”, tha Durmishi, duke shtuar se Aliu nuk është as në Kryesinë e Vetëvendosjes, e nuk është as deputet, pasi sipas tij, “nuk ka dashtë të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes”.

I pyetur nëse kjo mund të jetë arsyeja e dorëheqjes së Aliut, Durmishi theksoi se nuk ka informacion konkret.

“Nuk e di, nuk mund ta di, s’kam pasur as komunikim, asgjë me Liburn Aliun. Çka keni pa ju, edhe unë kam pa në media”, u shpreh ai.

Ndryshe, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb