Deputeti në detyrë i parlamentit të Shqipërisë Dashnor Sula, në një lidhje me Skype në News24 tha se ajo që ndodhi me këtë televizion është e paprecedentë.
Sula u shpreh se News24 është TV që pasqyron gjithmonë të vërtetën. Më tej, Sula deklaroi se pavarësisht vështirësive, News24 ia del gjithmonë.
Deputeti Dashnor Sula: Vlerat e News24 janë të jashtëzakonshëmn, është dritare informative për shqiptarët dhe duhet vlerësuar për profesionalizmin që ka stafi i News24.
Unë inkurajoj, që News 24 të ketë vullnet e kurajo, që të ketë informacion të pasur, që të informojë njerëzit, sepse kemi nevojë për një dritare të së vërtetës. Pavarësisht vështirësive, News24 ia del gjithmonë.
(Balkanweb)
