Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lëshuar akuza në drejtim të miliarderit George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros.

Në një reagim në rrjetet sociale, Trump i kërkoi drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj tyre në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. “George Soros dhe djali i tij super-radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO për mbështetjen e protestave të dhunshme dhe shumë veprimeve të tjera anembanë vendit”, shkroi Trump.

Trump nuk është ndalur me kaq, duke e quajtur Sorosin dhe ekipin e tij “psikopatë”. “Kini kujdes, ju po ju vëzhgojmë!”. Ai shtoi: “Nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë kurrë mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë E LIRË”, shkruan Trump.

Kujtojmë se George Soros, 95 vjeç, është një nga mbështetësit më të mëdhenj të iniciativave progresiste në botë përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, të cilat ai i themeloi pas dekadave të suksesit financiar në vitet ’70 dhe ’80.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: