Një bilanc i rëndë për shkak të një aksidenti automobilistik në Kabul të Afganistanit.

Raportohet se 25 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys dhe për pasojë doli nga rruga. Ngjarja ndodhi në autostradën Kabul-Ghazni.

Mësohet se shumica e personave në atë autobus, i cili po shkonte për në Kabul, ishin migrantë afganë të deportuar nga Irani.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: