Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ekspert i ekonomisë pranë PD-së, deklaroi se Shqipëria ka një buxhet me vlerën e 8.2 miliardëve, ku vetëm 70 euro ndihmë shkon për familjet në nevojë.
Përmes një reagimi, Teliti thekson se Kosova jep 2.7 herë më shumë për familjet në nevojë. Ai shton mes ironisë se; “sa më i madh buxheti, aq më i vogël kujdesi për njerëzit…një formulë “shqiptare” që edhe arithmetikën e bën me turp.”.
REAGIMI
SHQIPËRIA E MILIARDAVE…SHQIPËRIA E TË HARRUARVE.
🇦🇱 Shqipëria me 8.2 miliardë € buxhet: 70 € ndihmë ekonomike për familje.
🇽🇰 Kosova me 3.6 miliardë € buxhet: jep 2.7 herë më shumë, plot 191 euro për familje.
🚨 Pra, sa më i madh buxheti, aq më i vogël kujdesi për njerëzit…një formulë “shqiptare” që edhe arithmetikën e bën me turp. 📉
🆘 Ironia? Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël gjen forcë për qytetarët e saj, ndërsa Shqipëria me miliardat e saj…gjen arsye për t’i harruar.
🪞 Kjo është pasqyra e vërtetë: shtresat në nevojë në Shqipëri shpeshherë trajtohen thjesht si statistika ne fletëpalosjet e fushatave.
(BalkanWeb)
