Një libër me ese, i autorit suedez Kristofer Laonder vjen në shqip duke na mësuar se historia e letërsisë është një histori e ekzilit të autorëve të saj. Nën titullin “Gjakime kthimesh, gjakime ikjesh”, botimi është një terapi për një botë luftrash.

Që nga Ovidi e këndej, një pjesë e madhe e letërsisë është shkruar nga njerëz në mërgim të pavullnetshëm, duke shtjelluar mallin e shtëpisë, shkruan Kristoffer Leandoer në librin e tij të sapo ardhur në shqip “Gjakime kthimesh, gjakime ikjesh”. Poeti suedez vjen me një sërë esesh për letërsinë ku të ikurit, të mbetur me sytë pas na shpërfaqin një botë që përtej dhimbjeve e padrejtësive është letërsi ekzili.

“Ne për momentin po jetojmë në një kohë që gjysmën e botës e kemi në arrati, në arrati nga luftërat apo sistemet despotike diktatoriale, etj. ajo që e bën të lumtur librin, është se është lidhja e ndërthurja që ai bën jo vetëm mes kësaj arratisë së brendshme, pra atij që zgjedh të shkruajë letërsi për t’u arratisur nga realiteti dhe letërsisë që është shkruar fizikisht në arrati. dhe ai bën këtë kalimin duke ngritur pyetje shumë të rëndësishme mbi çfarë është arratia, çfarë është mërgimi, cila është vërtetë gjuha jote në momentin që ti rron një kontekst gjuhësor e kulturor dhe se si në një farë mënyre gjithë letërsia e botës është një letërsi që në mënyrë fizike apo metafizike, është shkruar në arrati”, thotë botuesja e Berk, Anna Shkreli.

Në ikjet fizike e metafizike që Leandoer ka hulumtuar mes emrash e historish, gjen gjithaq shembuj mbijetese, që i japin më shumë peshë letërsisë si terapi.

“Portretizimi i këtij imazhi që ti po më thua, gjendet edhe në libër sepse ai i referohet Hamletit si i “”sëmuri i madh”. dhe fakti që ai është i shqetësuar ai ka nevojë ta tregojë, dhe duket sepse ai gjithnjë me këtë librin në dorë. Kristofferi përmes të dhënave biografike, por edh analizës letrare që i bën autorëve të ndryshëm, në një farë mënyre të mëson të pranosh, pikërisht këtë shqetësimin e madh, të faktit që sido që të shkojë nuk je kurrë në shtëpi. ky koncepti i të mos përkiturit asnjëherë dhe të kërkuarit të kësaj shtëpisë ideale dhe rrekjes në këtë kërkim, është në një farë mënyre filli i kuq përbashkues që i lidh këto ese”, pohon Anna Shkreli.

Gjysma e botës në arrati për të shpëtuar jetën e gjysma tjetër në mësymje  drejt gjërash që shpërthejnë, përflakin e copëtojnë vëren Leandoer me shqipërimin e Entela Tabakut e Shqiptar Osekut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: