Kina tha të mërkurën se nuk do të merrte pjesë në bisedimet për denuklearizimin me SHBA-në dhe Rusinë, duke e quajtur idenë “të paarsyeshme dhe jorealiste”, pasi ajo zotëron një numër minimal armësh bërthamore për mbrojtje kombëtare.
I pyetur për të komentuar mbi propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që Pekini t’i bashkohet iniciativës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun u përgjigj se Kina dhe SHBA-të nuk janë në të njëjtin nivel të aftësive bërthamore.
“Vendi që zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë duhet të përmbushë me zell përgjegjësinë e tij të veçantë dhe parësore për çarmatimin bërthamor”, tha ai, duke iu referuar SHBA-së.
Gou theksoi se Pekini ndjek një politikë të rreptë “mos e përdorni i pari” dhe i mban rezervat e saj në nivelin minimal të kërkuar për sigurinë kombëtare. “Kina nuk përfshihet kurrë në garë armatimesh me askënd”, tha ai, duke e quajtur “as të arsyeshme dhe as realiste t’i kërkohet Kinës të bashkohet”.
Trump zbuloi të hënën se kishte diskutuar reduktimin e armëve bërthamore me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë takimit të tyre në Alaska. “Po flasim për kufizimin e armëve bërthamore, do ta përfshijmë Kinën në këtë. Ne kemi më shumë, Rusia është e dyta më e madhe dhe Kina e treta. Por Kina është shumë prapa, por do të na kapin pas pesë vjetësh”, tha ai. Moska nuk ka komentuar mbi vërejtjet e Trump.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Rusia mban rreth 2,591 koka bërthamore në magazinë dhe ka 1,718 të vendosura, ndërsa SHBA-të kanë përkatësisht 1,930 dhe 1,770. Arsenali i Kinës vlerësohet në 576 koka bërthamore, me vetëm 24 të vendosura. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca mbajnë 120 dhe 280 koka bërthamore të vendosura.
