Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur.

Dy të miturit dyshohet se kanë dëmtuar disa banka dhe sende, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Buzaishtë.

Në pamjet e siguruara nga News24, shihet se si janë shkatërruar ambientet e brendshme të shkollës, si dhe janë dëmtuar karriget ndërsa në dysheme shihen të shpërndara edhe disa dokumente.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb