Nga sulmet ruse gjatë natës mbi Kiev, u godit edhe ndërtesa diplomatike e BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është e indinjuar nga ngjarja, ndërsa shoti se ishte e lehtësuar që nuk kishte pjesë të stafit të lënduar.
“Jam e indinjuar nga sulmi ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me dronë dhe raketa në kryeqytet që nga korriku… ishte sulm edhe ndaj delegacionit tonë në BE. bSapo fola me zëvendës ambasadorin tonë dhe jam i lehtësuar që asnjë nga stafi ynë nuk u lëndua”, tha ajo.
Në një postim të mëparshëm në X, von der Leyen i përshkroi sulmet ndaj Kievit si “një natë tjetër e bombardimeve të pamëshirshme të Rusisë”.
Ajo paralajmëroi se “Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj diskriminuese ndaj infrastrukturës civile” dhe i bën thirrje Putinit “të bashkohet me negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
