Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në vendimin e miratuar pasqyrohet numri i votave të marra nga çdo subjekt zgjedhor në çdo qark, numri i mandateve të fituara si dhe lista emërore e deputetëve në nivel qarku dhe kombëtar.

Ky akt shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.

Sipas shpërndarjes së mandateve:

-Partia Socialiste ka siguruar 83 deputetë,

-Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 deputetë,

-Partia Socialdemokrate tre mandate,

-Partia Mundësia dy mandate,

-Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat secila.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb