Një vatër zjarri është përhapur në zonën e Mirasit, duke rrezikuar edhe sipërfaqe pyjore përreth.
Për shuarjen e flakëve po ndërhyhet nga ajri me një helikopter, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë në terren për izolimin e vatrës.
Mësohet se situata është ende problematike për shkak të erës, por masat janë intensifikuar për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
