Konfederata e Sindikatave të Punonjësve të Sektorit Publik në Greqi ka nisur grevë 24-orëshe kundër një projektligji që do të vendosë rregulla të reja disiplinore për punonjësit e sektorit publik.

Përderisa projektligji po diskutohet në Parlament, një protestë u mbajt në sheshin “Syntagma” në Athinë.

Konfederata pretendon se rregullorja do të kriminalizojë aktivitetin sindikal dhe do të kufizojë të drejtat e punëtorëve.

 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb