Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, e ftuar në studion e News24 ka folur për situatën politike në vend, duke theksuar se Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë.

E pyetur në lidhje me kalimin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Endrit Braimllari në radhët e Partisë Socialiste, Xhixho u shpreh se “çdo gjë është çështje karakteri”.

Duke thumbuar Braimllarin, ajo u shpreh se “ka njerëz që nuk kanë karakterin aq të fortë sa të rezistojnë përballë qeverisë”.

Ajo theksoi se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike duhet të luajnë rolin e një opozite të denjë dhe të fortë përballë qeverisë socialiste, në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb