Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e News24 në emisionin “Opinion” drejtuar nga Renaldo Salianji, foli edhe për aktualitetin në vend, kryesisht për punën e SPAK, ku ditët e fundit ka kryer disa aksione.
Sipas Hoxhës, SPAK prandaj është krijuar, por në krahasim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda që ishte para kësaj strukture, vetëm në luftën antikorrupsion ka bërë diferencën, si dhe në hetimet e grupeve të organizuara kriminale.
Artan Hoxha: “Për sa kohë do të jetë SPAk, do të ketë arrestime të tilla. Një prokuror i SPAK ka të njëjtën mbrojtje si kryeministri. I vetmi ndryshim që bën SPAKU në krahasim me Krimet e Rënda të dikurshme, është antikorrupsioni, ndërsa për krimet e rënda më shumë po punon me dosjet e ardhura nga jashtë. Nuk infiltron si dikur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjithsesi, SPAK është ende larg pritshmëritëve, pasi korrupsioni vijon edhe pas 3 mandateve të një subjekti politik që qeveris vendin. Pjesa më efektive që duket është lufta kundër krimit të organizuar. Por hetimet nuk janë për aktivitetet që ndodhin sot, por më të hershme. Ne kemi nevojë për hetime aktuale, sepse grupet e vjetra zëvendësohen shpejt. SPAK duhet të rrisë ritmin, duhet mos harxhojë energji për disa cështje, të përqendrohet gjithnjë të korrupsioni i nivelit të lartë.
Pyetja tjetër: apo i ndjek standartet SPAK? Duhet të përmirësohet shumë edhe në këtë rast. Sot psh ishte takimi për strategjinë e grumbullimit dhe përpunimit të plehrave me të njëjtën njerëz që janë akuzuar për inceneratorë, kjo është për të vënë duart në kokë.”
