Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër këtë mbrëmje.
Një person dyshohet se ka vrarë 61-vjeçarin Piro Prroni. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit dhe ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat. Ende nuk dihen detaje të tjera për motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
(BalkanWeb)
