Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar se sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës tregojnë se Vladimir Putin po tallet me të gjitha përpjekjet për paqe dhe se Rusia e kupton vetëm presionin.
“Po punojmë për paketën e 19-të të masave. Ka shumë mundësi në tryezë, por më efektive do të ishte një goditje ndaj energjisë, një bllokim i aksesit në kapital dhe sanksione dytësore. Diskutimet janë duke vazhduar, por të gjithë e kuptojnë se e vetmja gjë që funksionon është presioni”, shpjegoi ajo ndërsa mbërriti në Këshillin Joformal të Mbrojtjes në Kopenhagen.
Kajas shtoi se sot do të diskutohen ndryshimet në mandatet e misioneve evropiane për Ukrainën, si trajnimin civil ashtu edhe atë ushtarak.
