Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur këtë të premte thirrjen për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë.

Ajo theksoi se çdo ditë vonesë është një ditë e humbur për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugën euroatlantike të vendit.

Osmani shtoi se zgjidhja duhet të gjendet sa më shpejt, duke qenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb