Deputeti i zgjedhur i PD-së Gjin Gjoni, i ftuar në studion e News24, komentoi sulmin brutal ndaj News24.

Gjoni u shpreh se ngjarja ishte e paprecedentë. Ai shtoi se News24 është TV informativ më i ndjekur në vend, duke pasur besueshmëri të lartë nga publiku shqiptar. Ai dekaroi se pavarësisht sulmit, News24 u rikthye dhe është ende tepër i fuqishëm.

Deputeti i zgjdhur i PD-së Gjin Gjoni: Në këndvështrimin politik, mendoj se mediat dhe drejtësia janë dy shtyllat kryesore të demokracisë. Në rast se një nga këta elementë bie, edhe shteti ka rënë e shteti nuk është më demokratik. Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj medias së lirë dhe ndaj shtyllës kryesore të demokracisë. Sulmi ka qenë i hershëm dhe pasojat e veta i dha disa ditë më parë, ku u bllokua TV.

Situata është e paprecedentë, në një shtet që pretendon të jetë pretendent që të jetë pjesë e Bashkimit Europian. TV News24 sot funksionon, përcjell zërin e pavarur. News24 ndiqet më shumë nga publiku shqiptar. News24 dhe Syri TV ndiqen, sepse janë të vetmet që bëjnë oponencë reale ndaj qeverisë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: