Parisi dhe Berlini do të vazhdojnë të “ushtrojnë presion” për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, siguroi të premten presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion në mënyrë që të vendosen sanksione shtesë nga ana jonë dhe jemi gati për këtë, por edhe nga SHBA-të, në mënyrë që ta detyrojmë Rusinë të kthehet në tryezën e negociatave për çështjen e luftës në Ukrainë,” theksoi presidenti francez, me kancelarin gjerman Friedrich Merz në krah të tij.

Sipas tij, “ditët e ardhshme do të jenë vendimtare” që Moska të japë shenja të vullnetit të saj për t’i dhënë fund luftës, siç dëshiron Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb