Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2027, duke hedhur poshtë spekulimet se do të përballet me presion për të dhënë dorëheqjen nëse qeveria e tij humbet një votëbesim muajin e ardhshëm.

“Mandati që më është besuar nga qytetarët francezë, dhe askush tjetër, është një mandat që do ta shërbej deri në fund”, siguroi kreu i shtetit francez, gjatë një konference për shtyp që dha me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Ndërkohë, në fillim të shtatorit pritet votëbesimi i kryeministrit Bayrou, i cili me siguri nuk do të ketë numrat e duhura, të paktën nga ato që partitë politike, sidomos opozitare, kanë deklaruar në daljet zyrtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb