Zjarri i cili u regjistrua pak minuta më parë në Pojskë të Pogradecit aktualisht është neutralizuar dhe ndodhet nën kontrollin e zjarrfikësve.
Në momentet e para, flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë, por fatmirësisht reshjet e shiut dhe ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bënë të mundur vënien nën kontroll të situatës.
Nga flakët u rrezikuan katër lokale, ndërsa zjarri kërcënoi të përhapej edhe pranë një karburanti, duke shtuar rrezikun. Për disa minuta u bllokua edhe aksi rrugor Lin–Pogradec për sigurinë e mjeteve që qarkullonin.
Paraprakisht raportohet se dëmet e shkaktuara janë vetëm në disa sipërfaqe kullotash të djegura.
(BalkanWeb)
