Një shtyllë e tensionit të ulët është rrëzuar në fshatin Guras të Pogradecit. Mësohet se kjo është një linjë private dhe se nuk evidentohen abonente pa energji elektrike. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të monitoruar situatën nga afër.
Saktësojmë që pavarsisht stuhisë së madhe energjia elektrike vijon të jetë e pandërprerë në të gjithë zonat përveç zonës së Linit ku është bërë një stakim për rreth 20 minuta për shkak të zjarrit në fshatin Pojskë.
(BalkanWeb)
