Ikona e muzikës italiane si Gianni Morandi Ka zgjedhur vendin tonë për të pushuar këtë fund gusht.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka ndarë pamjet nga pushimet e legjendës italiane.

“Sot kemi kënaqësinë që të kemi në Dhërmi për pushime legjendën Gianni Morandi, i cili ka ardhur para disa ditësh këtu. Po pushon dhe është shumë i kënaqur me kushtet që ofron Shqipëria, Himara dhe Dhërmiu”, tha ai.

Ndërkohë Morandi ka rrëfyer se ka qenë një miku i tij ai i cili i ka folur për turizmin në Shqipëri.

“Mes shqiptarëve dhe italianëve ka një lidhje të fortë. Ka një lidhje muzikore, pasi janë shumë të pasionuar pas muzikës që kanë dëgjuar në vitet 60’, 70’ dhe 80’. Shumë miq të mitë italianë vijnë këtu. Një mik shumë i mirë i imi, inxhinier në Bolonja më tha: shko për pushime në Shqipëri sepse është një vend shumë i bukur. E dëgjova mikun tim dhe ja ku jam, me bashkëshorten time dhe ajo shumë e lumtur. Besoj se do të rikthehem edhe herë të tjera, siç do rikthehen edhe shumë italianë këtu”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb