Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një mesazh në rrjetin social facebook, thotë se përmbytjet nga shiu në disa qytete treguan se as zëvendësimi i drejtuesve të bashkisë nuk e zgjidhi këtë problem.
Vasili shkruan se megjithëse kryeministri Rama i përzuri drejtorët e bashkive, përmbytjet e qyteteve treguan se komedia mbaroi me shiun që ra një ditë më parë.
“Qytetet në drejtimin e grabitqarëve të Ramës janë shkatërruar nga pikëpamja infrastrukturore ndaj edhe përmbyten kaq shpejt me ca pika shi.
Rama përzuri ca drejtorë se demek ata ishin problemet dhe bashkitë nuk funksiononin.
Por problemet janë shumë më të thella dhe kritike si pasojë e plackitjes korruptive shumëvjecare të Ramistëve nëpër Bashki nën regjinë personale të Rames”, thotë deputeti i PL, Petrit Vasili.
