Rastet e aksidenteve kur drejtuesit e automjeteve janë në gjendje të dehur janë shtuar kohët e fundit, ku fatkeqësisht, ka pasur edhe viktima.

Rasti i fundit vjen nga qarku i Korçës, ku një 48 vjeçar në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, fatmirësisht kësaj here pa pasoja fatale jete. është plagosur lehtë një pasagjere.

Njoftimi i policisë:

U. S., 48 vjeç, banues në Durrës, u shoqërua në polici, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. S., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ngeli e dëmtuar lehtë një pasagjere që ndodhej në mjetin që drejtohej nga 40-vjeçari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb