Real Madrid ka karakter. Pas dy fitoreve të para, mbretërorët spanjoll arritën të mernin edhe një tjetër triumf, këtë radhë ndaj Mallorca-s 2-1, mes 3 golave të anulluar dhe një remontada.

Në sfidën Real-Mallorca, fillimisht madrilenët shënuan në minutwn e shtatw me Mbappe, por ishte pozicion jashtë loje, ndërsa në minutën e 18-të, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, zhbllokoi sfidën, një gol që befasoi shumëmadrilenët, të cilët humbën besimin dhe ju deshën disa minuta për të kapur ritmin e lojës.

Megjithatë, djemtë e Xavi Alonsos reaguan po nëpjesën e parë, pasi në min e 37-tw Arda Guler gjeti rrugën e rrjetës, duke barazuar shifrat, pas asistit tëHuijsen.

Ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi Vinicius Jr vetëm një minutë më vonë, pas pasimit nga Valverde. Sigurisht që madrilenët nuk u ndalën me kaq, pasi shënuan edhe 2 gola të tjerë, me Mbappe dhe Guler, por nuk ishin të rregullt, për pozicion jashtë loje dhe tjetri për prekje të topit me dorë. Pavarësisht 3 golave të anuluar, në fund rëndësi për trajnerin Alonso kanë pikët e grumbulluara, dhe reagimi i skuadrës pas pësimit të golit. Në këtë mënyrë, tashmë Mbappe me shokë do të shkojnë në angazhimet me Kombëtaret respetikve të qetë, pas marrjes së 9 pikëve të plota në 3 javët e para në LaLiga.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb