Detaje të reja mësohen nga sherri mes dy grupeve në pazarin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas burimeve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale.
Disa persona janë përfshirë në konflikt, ndërsa dy prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Njëri nga të plagosurit ka marrë plagë në pjesën e barkut.
Të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në një sherr me thika. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar numrin e saktë të të dëmtuarve dhe shkaqet e konfliktit, ndërsa dyshohet se numri i të plagosurve është dy. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar në komisariat të përfshirët në konflikt.
(Balkanweb)
