Një 73-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 73 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
- (BalkanWeb)
