Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte sot i ftuar në “programin e drekës” në News24, ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me sulmin që u ndërmor ndaj News24.

Ai u shpreh se kjo kërkon një analizë të thelluar për gjendjen ku ndodhet liria e shtypit sot, ku tha se është kthyer në një copë letre pa vlerë në duart e pushtetit.

“U ndjeva shumë keq dhe isha në kontakt me kolegët tuaja, u përpoqa të vendos edhe kontaktet me OSBE dhe PE. Kam komunikuar me komisionerin që merret me çështjet e medias dhe shtypit. Secili nga ne duhet të bëjë një analizë si liria e shtypit, e votës etj janë një copë letër në duart e pushtetit. Në Shqipëri përpiqen t’i mbyllin gojën medias ose përpiqen të deformojnë realitetin.

Nuk shihen lajme që u vodhën zgjedhje, por shihet si opozita nuk është e bashkuar. Kjo është një makineri propagandistike e financuar nga qeveria për të krijuar një realitet fals. Ata që nuk e pranojnë realitetin largohen nga vendi, sepse Shqipëria për ta është bërë e papërballueshme. Zullumi në këtë pushtet është trashur aq shumë sa nuk ka më dallim mes të mirës dhe të keqes”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb