Banorët e fshatrave Strikçan dhe Sopot në Bulqizë përballen prej vitesh me mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Rruga kryesore që lidh këto fshatra me Rrugën e Arbrit, si dhe rrugët e brendshme të lagjeve janë tërësisht të amortizuara, duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë, sidomos gjatë ditëve me reshje. Sipas banorëve, gjatë fushatave elektorale autoritetet vendore për të mbuluar gropat hedhin një shtresë me zhavorr, ndërsa punimet ndërpriten menjëherë pas zgjedhjeve.

Selim Lika, një nga banorët e fshatit Sopot thotë se rruga drejt shkollës është të pakalueshme nga balta dhe ferrat, duke vështirësuar lëvizjen e nxënësve.

Braktisja e fshatrave, siç pohojnë banorët, është një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së investimeve bazë në infrastrukturë. Të rinjtë dhe familjet e reja nuk shohin një të ardhme në vendlindjen e tyre, gjë që rëndon edhe më shumë mbi ekonominë dhe jetën sociale të zonës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb