Sot, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, po zhvillohen homazhe në nder të regjisorit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta ditën e djehsme.

Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10:00 – 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike.

Regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Vuno të Himarës. Anagnosti lindi aty më 23 janar 1936, duke mbetur një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

111111111111111111
111111111111111111

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb