Sezoni veror 2025 ka treguar edhe një herë se birrat vendase mbeten ndër preferencat kryesore të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Në çdo hapësirë të dedikuar për argëtim dhe shërbim, Birra Korça dhe Birra Tirana janë prezantuar si ambasadore të vërteta të traditës shqiptare.

Turistët e huaj i kanë cilësuar këto birra si “shije autentike vendase”, duke i zgjedhur për të shoqëruar momentet e tyre të pushimit dhe festës. Rëndësia e tregtimit dhe prezantimit të birrave shqiptare qëndron pikërisht tek fakti se ato pasqyrojnë identitetin lokal, duke ofruar një eksperiencë të veçantë për vizitorët.

Në videon e realizuar këtë verë, shfaqen turistë nga vende të ndryshme që provojnë gamën e gjerë të Birra Korça – nga bjondja tek e zeza dhe Gold – si dhe produktet e Birra Tirana, me bjonden tradicionale dhe “Kuqalashen” me ngjyrën dhe aromën karakteristike.

Ky interes i madh tregon se birrat shqiptare jo vetëm që ruajnë traditën, por janë shndërruar edhe në një element të rëndësishëm të prezantimit kulturor dhe turistik të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb