Manuel Akanji zgjodhi që të bashkohet me Interin, me zyrtarizimin që mbërriti këtë javë. Mbrojtësi zviceran u shpreh i lumtur, në intervistën e dhënë për faqen e klubit.

“Për mua, Inter është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë dhe ata e kanë vërtetuar këtë gjatë viteve. Ishte shumë e lehtë për mua të zgjidhja këtë klub. Inter ka vërtetuar se është i aftë të arrijë në finale të mëdha. Shpresoj që të arrijmë përsëri në finale dhe ta fitojmë këtë herë Championsin”, tha Akanji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb