Përfundojnë homazhet e mbajtura në nderimn të regjisorit Dhimitër Anagnosti, I cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjeccare.

Arkëmorti me trupin e të ndjerit u përcoll mes duartrokitjesh dhe lulesh për në banesën e fundit.

Më pas arkëmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno të Himarës.

Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb