Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit të kaluar. Robinho po vuan një dënim me nëntë vjet burg për përdhunimin e një gruaje shqiptare në një klub nate në Milano, Itali, në vitin 2013.

Shumica e gjyqtarëve të Gjykatës mbështetën dënimin me burgim në një gjyq virtual, që përfundoi të premten.

Vota e vetme në favor të lirimit të ish-lojtarit u hodh nga gjyqtari Gilmar Mendes. Sipas tij, Robinho mund të arrestohej në Brazil vetëm pasi të kishin përfunduar të gjitha apelet kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb