Departamenti i Narkotikëve dhe i Hetimit të Krimit i dha një goditje  trafikut të drogës në Heraklion, duke arrestuar dy të huaj, të cilëve iu gjetën 1 kilogram e 92 gramë kokainë.

Droga u gjet si tek personat e arrestuar ashtu edhe në banesat e tyre,  tek një 41-vjeçar dhe një 52-vjeçar të cilët po përgatiteshin të hidhnin në treg një sasi të madhe droge.

Bëhet me dije se dy personat e arrestuar,  janë me origjinë shqiptare, dhe kanë vuajtur dënime me burg për të njëjtën arsye disa kohë më parë.

Hetimi paraprak po kryhet nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Heraklion.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb