Openda është një nga prurjet më interesante të Juventusit. Lojtari belg, së fundmi në kanalet zyrtare të bardhezinjve, tha fjalët e tij të para si sulmues i ekipit nga Torino.

“Isha shumë i lumtur kur mësova se kishte një shans për të ardhur këtu, dhe as nuk fjeta. Isha gati të vija këtu dhe jam i emocionuar që kam mbërritur. Pajisjet janë shumë të mira; këtu ka gjithçka që më duhet për të dhënë maksimumin dhe për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur.

E njoh mjaft mirë futbollin italian dhe e ndjek shumë këtë ligë. Gjithashtu jam përballur me disa ekipe të Serie A, kështu që e di se nuk është e lehtë të luash në këtë ligë, sepse ka shumë ekipe të shkëlqyera dhe mbrojtje shumë të forta, por jam i lumtur dhe mezi pres të debutoj me ekipin”- tha Openda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb