Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit, ku një grua ka humbur jetën pasi u godit nga një makinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se aksidenti është raportuar rreth orës 12:50 të ditës së martë.

“Sipas të dhënave të para, njësiti i Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Është konstatuar se këmbësorja M.H., e moshës rreth 40 vjeçe, nga fshati Kabash i Hasit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti”, deklaroi Bytyqi.

Policia bën me dije se viktima ishte duke kaluar rrugën kur është goditur nga një mjet. Drejtuesi i mjetit, E.K., 28 vjeç nga Zymi i Hasit, është vetëdorëzuar në Stacionin Policor në Prizren. Autoritetet kanë nisur hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë fatkeqësi.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: