Avokati Genc Gjokutaj ishte i ftuar në emisionin Log në News24 ku foli për sulmin ndaj Fokus Media Grup dhe pushtimit të godinës nga policia ushtarake.
Avokat Gjokutaj e cilësoi aksionin e “KAYO”-s të paligjshme dhe një vetëgjyqësi shtetërore.
Gjokutaj tha se News24 është Jeruzalemi i mediave dhe shteti ka detyrim të madh, të sillet sjellshëm dhe sipas ligjit.
“E kam denoncuar që ditën e parë. Përballë një vetëgjyqësie shtetërore ky process smund të jetë i ligjshëm. Në një process që shteti ekzekuton me një kompani që e ka krijuar vetë.
Por kur shteti që është zgjidhësi i një vetëgjyqësie të një individi, bëhet vetëgjyqtar, ku jemi?
Genc Gjokutaj: E vërteta është se paligjshmëria e një procesi i mbetet terrenit juridik. Një procedurë e bërë jo në formën që kërkon ligji, është e paligjshme.
News24 është Jeruzalemi i mediave, shteti ka detyrim të madh, të sillet sjellshëm dhe sipas ligjit.
E kam denoncuar që ditën e parë. Përballë një vetëgjyqësie shtetërore ky process smund të jetë i ligjshëm. Në një process që shteti ekzekuton me një kompani që e ka krijuar vetë.
Por kur shteti që është zgjidhësi i një vetëgjyqësie të një individi, bëhet vetëgjyqtar, ku jemi?
Këtu ka një interes shtetëror dhe një inat i zgjatur i kreut të mazhorancës i cili sistematikisht merret me ata që punojnë dhe ja ku është rasti. Ka të bëjë me familje të papaguara por ajo që qëndron si shpatë e Demokleut është raporti me median, dhe mos harroni që kjo mazhorancë në kartelën e saj klinike diagnozë të parë do të ketë raportin me median dhe me drejtësinë dhe kjo e vërtetë po lundron në brigje të sigurta.
Sot është thirrur me urgjencë kreu i SPAK, Dumani , jo për tu qerasur por për dajak. Është thirrur në DASH për shumë cështje që duhen hetuar. Ata nuk e pranojnë dot rezistencën e Tiranës ndaj Uashingtonit.
