Ka nisur takimi mes Kim Jong Un dhe presidentit rus Vladimir Putin.
BBC raporton se Kim i ka deklaruar Putinit se është detyrë vëllazërore e Koresë së Veriut të ndihmojë Rusinë sa më shumë që të jetë e mundur. Ai ka falenderuar Putinin për lëvdatat që u ofroi ushtarëve të Koresë së Veriut të cilët kanë ndihmuar trupat ruse në vijën e frontit në luftën e saj në Ukrainë, duke theksuar “çlirimin” e rajonit Kursk, raportojnë agjencia e lajmeve Reuters dhe mediat shtetërore ruse.
Mw tej kim deklaroi se bashkëpunimi dypalësh është forcuar sipas traktatit të qershorit 2024, kur ata premtuan ndihmë të ndërsjellë kundër “agresionit”.
Vitin e kaluar të dy vendet nënshkruan një marrëveshje historike, e cila më së shumti përfshin një klauzolë mbrojtjeje të ndërsjellë. Në atë kohë, Kim e cilësoi traktatin si “më të fortin ndonjëherë”.
“Të dy vendet duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut gjatë takimit të tij të sotëm.
