Kolegji Zgjedhor mban sot seancën mbi ankimin e koalicionit PD-ASHM mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Koalicioni PD-ASHM ka kërkuar më herët rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të mbështetur në parregullsi të procesit zgjedhor.

Pas depozitimit të padisë nga opozita, është hedhur shorti për caktimin e trupës gjykuese, e cila do të shqyrtojë pretendimet e koalicionit kundër vendimit të KQZ.

Trupa gjykuese në Apelin Administrativ përbëhet nga pesë gjyqtarë:

Lutfije Celami – Relatore

Entela Shedula – Anëtare

Alma Kodraliu – Anëtare

Ornela Naqellari – Anëtare

Enkel Peza – Anëtar

Seanca pritet të mbahet më 4 shtator 2025, në orën 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Rrugën “Ismail Qemali”, Tiranë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb