E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy VanHorn ka pasur një takim pune në Kryesinë e Kuvendit.
Ajo vizitoi Kryesinë rreth orës 11:00 dhe mësohet se ka zhvilluar takim me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropali.
Vizita e VanHorn në Kryesinë e Kuvendit vjen vetëm pak ditë përpara se të nisë sesioni i ri parlamentar.
Takimi në Kryesinë e Kuvendit vjen pas një tjetër vizite të zhvilluar disa ditë më parë në Kryeministri.
(Balkanweb)
